KUFIRI

Kujdes sa para merni me vete gjatë kalimit të kufirit

01.08.2014 15:27

Qytetarët që kalojnë përmes shërbimeve doganore nëpër aeroportet e Maqedonisë janë informuar sot për rregullat ekzistuese rreth shumës së lejuar të të hollave që kanë të drejtë të mbajnë me vete.....

Qytetarët që kalojnë përmes shërbimeve doganore nëpër aeroportet e Maqedonisë janë informuar sot për rregullat ekzistuese rreth shumës së lejuar të të hollave që kanë të drejtë të mbajnë me vete.

Udhetaret  e huaj  ne hyrje te Maqedonise me vete mund te  mbajne maksimalisht 2.000 euro, gjithcka pertej kesaj shume duhet te denocohet dhe te kerkohet vertetim nga sherbimet doganore. E njejta vlen edhe për  qyetetaret e Maqedonise ne daljet nga vendi  2000 euro maksimum në xhep, për çdo sasi parash mbi këtë shumë, qytetarët duhet të kenë me vete vertetim nga kembimoret ose nga bankat.

"Nevoja  e fushatës “denonco paratë”  , doli si reazultat i faktit se nje pjese e udhetareve  nuk jane te informuar  rreth shumes se devizave  te cilet mund ti  mbajne  ne hyrje dhe dalje te Rebulikes se Maqedonise. Prej fillimit te  vitit kemi paradnaluar  plote 29 tentime  per bartje  ilegale te parave, me crast kemi sekuestruar para te huaja  dhe çeqe me vlere prej 1 milion e 800 mije eurosh”, tha Natasha Radesja Jrstevska ,  drejtoreshë në  Drejtorinë  e doganave

Udhetarët e huaj të anektuar nga TVM-2  në përgjithësi janë të informuar për rregullat , paratë mbi 2 mijë euro duhen deklaruar e në të njejtën kohë askush nuk lejohet të ketë më shumë se 10 mijë euro me vete kur hyn apo del nga Maqedonia.

“Une e  di se nuk lejohet me shume se 10 mije euro dhe ate te jene te paraqitura ne sherbimet doganore..”, thotë një turist.

Te gjitha ata udhetare qe nuk do ti respektojne rregullat e parashikuara do te pesojne denime te cilët levizin prej 1000 deri me 1500 euro per personat fizik, ndërsa per persona juridike prej 6 deri me 10 mijë euro. Përvec kësaj nepër airoportet e vendit janë vendosur edhe shume tabela informuese ne gjuhen shqipe,  anelgeze dhe maqedonase. (Rexhep Qamili, TVM2)