Kërçovë, stacioni filtrues i ujërave të zeza - projekt i BE-së në vlerë prej 3.8 mln eurosh

20.06.2018 18:44

U përurua stacioni filtrues i ujërave të zeza në Kërçovë, një projekt kapital për mjedisin jetësor....

U përurua stacioni filtrues i ujërave të zeza në Kërçovë, një projekt kapital për mjedisin jetësor i financuar nga BE, që kap shumën 8.3 milion euro. Përveç përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe qëndror, në këtë solemnitet mori pjesë edhe shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, ambasadori, Samuel Zhbogar, i cili paralajmëroi mbështetje edhe për projekte të tjera në Kërçovë.

Sot në Kërçovë promovohet një projekt shumë i rëndësishëm për shëndetin e popullatës vendore, por BE do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë projektet në sektorin e mjedisit jetësor, ku është planifikuar një investim prej 113 milion eurove, tha ambasadori Samuel Zhbogar gjatë ceremonisë solemne për lëshimin në përdorim të stacionit filtrues të ujërave të zeza në Kërçovë.

“Shumë shpejt me mjetet e IPA fondeve do të realizohet edhe projekti për ndërtimin e rrjetit primar dhe sekondar të kanalizimit në një gjatësi prej 100 kilometrash”,- tha ministri i ekologjisë, Sadulla Duraku.

Ndërkohë që kreu i Kërçovës, Dehari, bëri të ditur se nga ambasadori Zhbogar ka marrë premtimin se BE do të investojë rreth 13 milion euro për sisteme kanalizimesh në ish komunat e Zajazit dhe Osllomesë. (Shaban Dalipi, TVM2)