Zona Ekonomike në Tetovë, investim i ri holandez, 100 vende të reja pune

20.06.2018 18:58

Shumë shpejtë në Zonën ekonomike në Tetovë do të vijë një investim i ri nga kompania holandeze “GLESS PHLEX“...

Shumë shpejtë në Zonën ekonomike në Tetovë do të vijë një investim i ri nga  kompania holandeze “GLESS PHLEX“, në të cilën pritet punësimi i 110 personave.   Ministri  I Ekonomisë,   Kreshnik Bekteshi,   ftoi invesitorët e huaj që të investojnë në Zonën ekonomike të Tetovës, duke përkujtuar shembullin e suksesshëm të “Normak invesstment group”

“Ne si qeveri me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, miratuam dhe thamë lejen që të Normak të nënshkruajë të nënshkruajë kontrat edhe me invesitorin e ri Glad Plex, kompani e cila do investojë 7 deri në 8 milionë euro dhe do të punësojë mbi 100 punëtor” , deklaroi ministri Bekteshi.

“Nga funksionarët e lartë qeveritarë na u premtua mbështetje e duhur ,  sa i përket infrastrukturës së jashtme e cila na ka munguar deri më tani. Ky premtim besoj se do të realizohet së shpejti. U informuamë për ndryshimin e ligjit sa u përket zonave teknologjike, për ndryshimin që duhet vlersuar jashtëzakonisht shumë.  Ky ndryshim i ligjit, sjell kompanitë vendore në të njejtin nivel me kompanit e huaja”,  deklaroi Haki  Etemi,  anëtar i bordit të “Normak invesstment group”

Zëvendëskryeministri  për çështje Ekonomike Koço Angjushev ndërkohë, ka ftuar të gjithë kompanitë që të investojnë në Maqedoni  duke u thirrur në klimën e mirë për biznes që ofron qeveria. (Visar Sadiki, TVM2)