DIBRA

Dibër, gjendet makina dhe trupi pa jetë i vjedhësit të artarisë

01.08.2014 15:43

Sipas njoftimit qe e leshon njesia e puneve te brendshme Makina eshte e tipit “Range over” me targa te Anglisë.....

Ne saje te ndjekjes pas gjurmeve te grabitesve të të  dy artarive të vellezërve Erebara, mbremë eshte gjetur automjeti me te cilin dyshohet se jane larguar grabitesit ku ne kariken e pasme eshte gjetur edhe një person pa jete.

Sipas njoftimit qe e leshon njesia e puneve te brendshme Makina eshte e tipit “Range over”  me targa te Anglisë. 

Ajo është  gjetur ne afersit te kufirit me Shqiperine ne livadhet e  fshatit Miresh . Fshati Miresh  eshte fshat i pabanuar aktualisht dhe rruga deri ne fshat eshte mjaft e  veshtire per kalim.

Mireshi gjindet disa qindra metra larg diges te liqenit te Dibres. Sipas zedhenesit te policise Stefan Dimoski dy dyert e pasme te automjetit ishin te hapura, nderkaq personi i pa jete ka qene i shtrire ne kariken e pasme të makinës.

Ne vendin e ngjarjes jane angazhuar prokurori publik, perfaqesues nga mjeksia ligjore, dhe organet e rendit, te cilet do te bejne obduksionin e trupit te pa jete. (Atli Dema, TVM2)