Marrëveshja - Demokracia e Re nuk ndryshon mendim që të mos e votojë
Partia më e madhe opozitare në Greqi “Nea Demokratia” ka ripërsëritur qëndrimin

Partia më e madhe opozitare në Greqi “Nea Demokratia” ka ripërsëritur qëndrimin se si opozitë greke në Kuvend nuk do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes, sado që për këtë të vendosë qeveria greke.
Duke e komentuar deklaratën e liderit të Grekëve të Pavarur, që është partner i koalicionit në Qeverinë greke, në të cilën kërkon që për miratimin e marrëveshjes në vend të 151 të jenë 181 vota të deputetëve, nga Demokracia e Re thonë se “nuk ekzistojnë fjalë të përshkruhet Panos Kamenos”, i cili është “personifikim i vëtëshkatërrimit politik”.
“Deklaratën e dhënë që marrëveshja e nënshkruar në Prespë duhet të ratifikohet me votën pro të 180 deputetëve së bashku me votën kundër të vetë Kamenosit, sipas Nea Demokratija, do të mbetet në historinë si personifikim i vetëshkatërrimit politik. Kjo, sipas opozitës greke, le të nënkuptohet se shumica nuk mund ta ratifikojë marrëveshjen edhe pse këtë përzgjedhje e kanë bërë Cipras dhe Kamenos.
“Së bashku e nënshkruan dhe plotësisht e mbajnë përgjegjësinë për punët e përfunduara që tashmë u krijuan mbi supet e Greqisë”,- thonë nga partia me e madhe opozitare greke Demokracia e Re. Sipas tyre, nuk përjashtohet as mundësia që vendi i tyre ka nevojë të jashtëzakonshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. (Merita Gashi, TVM2)
