Menduh Thaçi takon presidentin e PPE Joseph Daul

21.06.2018 15:10

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, takoi sot kreun e Partive Popullore Evropiane....

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, takoi sot kreun e Partive Popullore Evropiane, grupimi më i madh politik evropian, Joseph Daul.

Në takim u bisedua për zhvillimet politike në Maqedoni, për pikëpamjet e Partisë Demokratike Shqiptare në forcimin e institucioneve të Maqedonisë që do të kontrubuonin procesit integrues, si dhe për procesin e integrimit euroatlantik të vendit tonë.

Thaçi e falënderoi Presidentin Daul për bashkëpunimin e sinqertë mes PDSH-së dhe PPE-së, si edhe për gatishmërinë që PDSH-ja sa më shpejt të bëhet pjesë e familjes së partive evropiane popullore.

Bashkëbiseduesit të kënaqur nga takimi u dakotduan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, THaci u takua edhe me  Komesarin për zgjerim Johanes  Hahn, si dhe me tre eurodeputetët Vajgël, Kukan dhe Fleckenstein.