UNT, programe të adaptuara me tregun e punës, Pollozhani: Administratë plotësuese për funksionim efikas
Konkursi për regjistrim në UNT pritet të shpallet në fund të muajit gusht....

Konkursi për regjistrim në UNT pritet të shpallet në fund të muajit gusht, ndërsa për këtë vit akademik janë paraparë të regjistrohen 1200 studentë. Rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani, bën të ditur se janë akredituar programe të reja studimore të cilat do të jenë atraktive për tregun e punës dhe studentët do të kenë në dispozicion oferta bashkëkohore.
“Agro-inxhinieria trevjeçare, teknologjia e tekstilit me dizajn dhe stil programimi i aplikuar trevjeçar profesional dhe master në anglisht dhe shqip, ne jemi duke shtuar numrin e programeve në anglisht që të rritet fuqia absorbuese e Erasmusit, sepse t’i nuk mund të kesh oferta në Erasmus nëse nuk ke më shumë programe në anglisht”,- deklaroi rektori i UNT-së, Azis Pollozhani.
Pollozhani thekson nevojën për punësimin e administratorëve të rinj në UNT, të cilët janë të nevojshëm për funksionimin efikas të Universitetit.
“Numri i atyre që është lejuar është lejuar vetëm 20. Është nën çdo nivel, kemi kërkesë ndaj MASh-it që ta shtojë numrin për nevojat e administratës tonë me qëllim që universiteti të bëhet sa më efikas”,- theksoi rektori i UNT-së, Azis Pollozhani.
Në UNT do të ketë edhe studime master dhe profilet që ofrohen janë inxhinieri ekonomike, media dhe komunikim, punë dhe politikë sociale, inxhinieri e aplikuar, sport dhe disa prej programeve do të zhvillohen edhe në gjuhën angleze. (Flutura Latifi, TVM2)
