TAKIMET E REKËS SË EPËRME

Takimet e Rekës së Epërme 2014

01.08.2014 16:13

Më 3 gusht do të organizohet një marshim në Malësinë e Tanushës, më 6 dhe 10 gusht banorët do të mbidhen për të përkujtuar personalitetet e shquara të zonës dhe për tu parë mes tyre....

Reka e Epërme është një rajon mjaft karakteristik i malësisë së Gostivarit. Dikur aty kishte 28 fshatra, sot shumë prej tyre janë të zhdukura.

Banorët e zonës jetojnë kryesisht në mërgim. Për të mos  harruar traditat e të parëve, zakonet e doket por edhe ushqimet tradicionale të zonës, sivjet disa prej banorëve vendosën të organizojnë takimet e Rekës së Epërme.

Më 3 gusht do të organizohet një marshim në Malësinë e Tanushës, më 6 dhe 10 gusht banorët do të mbidhen për të përkujtuar personalitetet e shquara të zonës dhe për tu parë mes tyre. 

Edhe diaspora e kësaj ane ka ndihmuar financiarisht mbajtjen e këtij manifestimi dhe kryetari  i keshillit iniciator Xhelil Rufati , i ka falenderuar ata publikisht.