LISTERIA

Listeria- analizat, mishi dhe suxhuku të sigurtë

01.08.2014 17:12

Runtevski rekomandon qyetaret te kene kujdes ku bljenë produket e mishit e sidomos mishin e grire dhe te perpunuar. Sipas tij Listeria mund te paraqitet nga papasteria........

Në analizat e Fakultetit  te Veterinarise  , janë ekzaminuar 610 nga 750 mostrave të mishit dhe industrisë së qumështit, 23 jane pozitive, ndersa 16 prej tyre iu është bërë tipizimi gjenetik i cili  tregoi  se nuk kane lidhje personat e infektuar me Listeria tha drejtori i Ushqimit dhe Veterinarisë Dejan Runtevski. Arsyeja për helmimin e tetë personave me listeria ende nuk është përcaktuar.

Sipas Runtevskit, burimi ndoshta nuk është në industrinë e qumështit dhe të mishit.

“Deri me  tani ne kemi ekzaminuar 610 mostra,  nga te të cilat 23 janë pozitive, llojin te cilin e kemi zbuluar ne ushqim nuk korrespondon me atë të personave të infektuar. Listeria egziston , por në sasi minimale, më pak se 10 koloni per gram që është  nën nivelin e lejuar prej 100 kolonive për gram brenda afatit të produktit” -  tha Runtevski.

Runtevski rekomandon qyetaret te kene kujdes ku bljenë produket e mishit e sidomos mishin e grire dhe te perpunuar. Sipas tij Listeria mund te paraqitet nga papasteria.

Më parë, Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov theksoi se nuk ka vend për panik, ai tha se të gjitha ato produkte në të cilat do të regjistrohen prania  e bakterjes Listeria  do të tërhiqen nga tregu. 

Rasti i përhapjes së listeria shkaktoi panik në mesin e qytetarëve, pasi katër raste përfunduan me pasoja vdekjeprurëse. (Hamide Ibraimi, TVM2)