“Ngjarjet e 27 Prillit”, pritet vendimi i Gjykatës Penale për akuzën
Gjykata Penale sot pritet të kumtojë për vendimin të cilin duhet ta marrin gjykatësit lidhur me 5 deputetet e VMRO-së....

Gjykata Penale sot pritet të kumtojë për vendimin të cilin duhet ta marrin gjykatësit lidhur me 5 deputetet e VMRO-së, dhe ish ministrin e Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, se a do të gjykohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurinë e vendit në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin Republikan.
Kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev dje ka konfirmuar se vendimi është sjellur , por i njejti nuk do të publikohet deri në momentin ku i njejti tu dorëzohet palëve. Këshilli tre anëtarësh pas një periudhe 3 muajore pas dorëzimit të akuzës, është mbeldhur dje dhe ka diskutuar me dyer të mbyllura për këtë çështje. Në akuzë janë të përfshirë gjithsej 30 persona prej të cilëve 28 akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së vendit , ndërsa 2 personat e mbetur për logjistikë gjatë kryerjes së veprës penale. Sipas Prokurorisë janë siguruar dëshmi se të akuzuarit kanë kryer më tepër vepra penale në vazhdimësi për dhunë, hyrje dhe ushtrim të dhunës në hapësirat e Kuvendit nga pozicione të ndryshme të koordinuara paraprakisht me qëllim të pamundësimit të funksionimit të shumicës parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Tani për tani nuk është përcaktuar akoma se kush mund të jetë porositësi I dhunës së ushtruar, të enjten e përgjakshme , ku sipas Prokurorisë ka pasur edhe tentim për vrasjen e deputetit dhe njëherësh edhe kryetar I LSDM-së Zoran ZAev. Prokuroria paralelisht po e ndjek edhe procedurën lidhur me atë se kush e ka bërë thirjen kyçe nga Vijena e Austrisë , pas së cilës turma hyri në Kuvend gjatzë ceremonies së zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit Republikan. (Merita Gashi, TVM2)
