Referendum për të vendosur ose këshillues?!, Ziberi: Do vendosin partitë para shpalljes
Marrëveshja finale për zgjidhjen e dallimeve rreth emrit me Greqinë....

Marrëveshja finale për zgjidhjen e dallimeve rreth emrit me Greqinë, pas ratifikimit në Kuvend, sipas të gjitha gajsave, do të vihet në referendum.
Kryeminiëtri Zoran Zaev, vetë ka deklaruar disa herë se fjalën e fundit për këtë Marrëveshje do ta kenë qytetarët e vendit në referendum, edhepse Marrëveshja nuk e obligon vendin për një gjë të tillë.
Eksperti juridik Naser Zyberi thotë se, për dallim nga pala greke, pala maqedonase vetë dëshiron ta konfirmojë Marrëveshjen në referendum shtetëror, i cili mund të jetë këshillues ose për të vendosur.
“A do të jetë referendum i obligueshëm apo konsultativ është çështje e marrëveshjes mes partive politike në momentin kur do të vendoset që të shpallet data e mbajtjes së referendumit. Nga data e shpalljes së vendimit për mbajtje të referendumit duhet të kalojën sëpaku 60-90 ditë deri në ditën e mbajtjes së referendumit, por në momentin e shpalljes së vendimit për mbajtjen e referendumit propozuesi duhet të përcaktohet se për çfarë referendum është. Është për referendum të obligueshëm apo konsultativ.” – tha eksperti juridik, Naser Ziberi.
ZIBERI: SUPOZOJ SE KY REFERENDUM DO TË JETË POZITIV
Pavarësisht tipit, Ziberi parasheh referendum të suksesshëm i cili do të vërtetojë vendimin e Qeverisë dhe Kuvendit.
“Kuptohet që ky referendum, në bazë të ligjit, do të jetë referendum shtetëror, sepse në të gjithë territorin do të deklarohen qytetarët “Për” ose “Kundër” Marrëveshjes dhe në qoftë se propozuesi i organizimit dhe mbajtjes së referendumit përcaktohet për referendum të obligueshëm atëherë në mënyrë retroaktive, ky vendim do të reflektohet viz a vi ligjit të sjellë për ratifikimin e Marrëveshjes. Unë supozoj se ky referendum do të jetë pozitiv, në kuptimin e vërtetimit të vendimit edhe të Qeverisë për lidhjen e marrëveshjes por edhe të Ligjit për ratifikim të të njejtës të sjellur nga Parlamenti.” – u shpreh eksperti juridik, Naser Ziberi.
Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes finale për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 dhe 845 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve, u miratua me procedurë të shkurtuar në Kuvendin Republikan, ditën e mërkurë. Në kdërkohë po rrjedh afati tetë ditor për dekretimin e tij nga Presidenti Ivanov. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
