Ahmeti pret ambasadorin Volers
Ambasadori Amerikan theksoi që vizita e Ndihmës Sekretarës së Sekretarit të Shtetit Amerikan, Victoria Nuland, në Shkup ka qenë e frytshme dhe shpreson që pikat e diskutuara do të realizohen në të ardhmën e afërt.......

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka pritur Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Poll Volers.
Ambasadori Amerikan theksoi që vizita e Ndihmës Sekretarës së Sekretarit të Shtetit Amerikan, Victoria Nuland, në Shkup ka qenë e frytshme dhe shpreson që pikat e diskutuara do të realizohen në të ardhmën e afërt.
Ambasadori Volers gjithashtu nënvizoi rëndësinë e mirëmbajtjes së marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike si shtyllë e stabilitetit të vendit.
Ahmeti nënvizoi që zhvillimi i marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike mbetet prioritet për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe theksoi gatishmërinë për të investuar përpjekjeje të shtuara për tejkalim të ndasive midis komuniteteve.
Një pikë e rëndësishme që bashkon komunitet në Maqedoni dhe ndikon mbi stabiltietin në vend dhe zhvillimin ekonomik është integrimi i Maqedonisë në NATO dhe pikërisht për këtë, Kryetari Ahmeti kërkoi angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar që të tejkalohet kontesti me emrin me Greqinë
Në lidhje me legjitimitetin e kontestuar të Presidentit të vendit, vlerësoi se shumica absolute e shqiptarëve nuk ka votuar në zgjedhjet presidenciale dhe nuk ndjehet e përfaqësuar nga Presidenti aktual të cilit i mungon legjitimiteti i votës shqiptare. Në zgjedhjet Presidenciale të 13 dhe 27 prillit, shqiptarët u përcaktuan kundër konceptit të zgjedhjes së Presidentit një partiak dhe u përcaktuan për konceptin e konsensualitetit, pajtimit dhe të përfaqësimit të barabartë në institucionin e Presidentit. Në mungesë të legjitimimit nga ana e elektoratit shqiptar, presidenti aktual nuk mund të pretendojë që i përfaqëson edhe shqiptarët dhe të sjell vendime edhe në emër të tyre.
Ahmeti gjithashtu foli edhe për nevojën imediate të reformimit të gjyqësorit që të krijohen parakushte për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj drejtësisë. Ngarkesat e disa gjykatësve dhe prokurorëve të caktuar po i vështirësojnë edhe reformat në sundimin e ligjit, por edhe bashkëjetesën dhe marrëdhëniet ndëretnike e ndërfetare.
