Analiza"Të gjithë për gjykime të drejta", nevojitet më shumë transparencë në gjyqësor
Sundimi i së drejtës është i lidhur ngushtë me funksionimin e pavarur të pushtetit gjyqësor....

Sundimi i së drejtës është i lidhur ngushtë me funksionimin e pavarur të pushtetit gjyqësor.
Mungesa e pavarësisë dhe mëvetësisë në punën e gjyqësorit, prokurorisë publike dhe institucioneve tjera të sektorit të jurisprudencës, rezulton edhe me zvogëlimin e cilësisë në punën e këtyre institucioneve në përgjithësi dhe në veçanti të gjyqësorit.
Ky konstatimi doli nga analiza e prezentuar e Koalicionit "Të gjithë për gjykime të drejta" në kuadër të projektit "Monitorimi i çështjeve gjyqësore në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsion sipas Ligjit të ri për procedurë penale".
“Më së tepërmi angazhim në punën të cilën e bëjmë ka qenë përcjellja aktive e procedurave penale. Pra kemi bërë analizë të detajuar se si përgatitet dhe implementohet ligji për procedura penale në gjykatat e Maqedonisë”
Sipas tyre nga lëshimet e shumta në gjyqësor lindi nevoja për formimin e Prokurorisë Speciale Publike, që edhe krahas legjitimitetit dhe pozicionimit institucional, ende ndeshet me obstruksione në punën e saj.
Analiza ka treguar se “Është detektuar edhe përjashtim në interpretimin dhe implementimin e ligjeve nga ana e gjykatave Themelore dhe të Apelit, më pas edhe argumentime jo të qarta aq sa duhet të vendimeve gjyqësore, si dhe qasje selective gjatë procedurës gjyqësore sidomos për lëndët të karakterit politik.
Sipas nalizës qasja selective nuk mungon edhe gjatë kryerjes së funksionit të prokurorit publik, ndërsa ndikim politik është vërejtur edhe në përzgjedhjen dhe avancimin e kryetarëve të gjykatave dhe gjykatësve të instancave më të larta gjyqësore.
Sipas analizës jotransparente është vlerësuar edhe puna e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve , në raport me sqarimet për vendimet e marra.
Brengosëse janë të dhënat edhe për anulimin e madh të seancave gjyqësore.
Analiza konstaton se vendi ka treguar gatishmëri për ta luftuar krimin dhe korrupcionin, si problem serioz që akoma sundon në shumë sfera të shoqërisë. (Fitim Kryeziu, TVM2)
