Referendumi për emrin, 41 kandidatë të përkohëshëm për në KSHZ
22.06.2018 17:26
Për organizimin e referendumit nevojitet konstituimi i KSHZ-së....

Për organizimin e referendumit nevojitet konstituimi i KSHZ-së.
Sot janë publikuar emrat e 41 kandidatëve për anëtarë të përkohshëm të KSHZ-së, deri në arritjen e marrëveshjes mes pushtetit dhe opozitës për Kodin e ri zgjedhor.
Kryetarin e përbërjes së përkohshme dhe dy anëtarë të KSHZ do të duhet të delegojë opozita ndërsa partitë në pushtet do të propozojnë zëvendëskryetarin dhe tre anëtarë. Anëtarët e KSHZ-së do të zgjedhen nga Kuvendi me dy të tretat e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
