Përurohet rruga “Ferid Murati”, Ganiu ndan mirnjohje për nobelistin shqiptar
Nobelisti shqiptar Ferid Murati, ka vizituar komunën e Çairit....

Nobelisti shqiptar Ferid Murati, ka vizituar komunën e Çairit, një prej rrugëve të së cilës mban tashmë edhe zyrtarisht emrin e tij. Murati u takua me kryetarin e kësaj komune Visar Ganiun, i cili e nderoi me mirënjohëje për punën dhe kontributin e tij.
“Për herë të parë kam vizituar Maqedoninë në vitin 1999. Kjo është vizita ime e pestë. Po vërej shumë ndryshime, pashë disa universitete në Tetovë dhe Shkup. Vërej emocione të njerëzve rreth mundësisë për antarsim në NATO, dhe BE për disa vite. Unë mendoj se kjo është një mundësi e madhe për Maqedoninë dhe se do të krijohen investime të reja apo siguri për investitorët” – tha nobelisti Ferid Murati.
“Këshilli komunal ka votuar që bulevardi ta mbajë emrin “Ferid Murati”, pra ta mbajë emrin e nobelistit tonë. Këtë ditë e bën më madhështore shkau se ne do ta përurojmë këtë rrugë së bashku me vëtë nobelistin dhe jam i bindur se sa të egzistojë njerëzimi kjo rrugë do ta mbajë emrin e tij” – u shpreh Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Pas takimit, në ambientet e komunës së Çairit ata u drejtuan për inaugurimin e rrugës “Ferid Murati” ku vendosën pllakën me emrin tashmë zyrtar të saj.
Ferid Murati është edhe qytetar nderi i Komunës se Çairit. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
