“Monstra” : Policia pengon protestuesit të shpalosin kërkesat e reja para qeverisë
Protestuesit nuk shpalosën kërkesat e tyre pasiqë kordoni i policisë nuk lejoi lëvizjen e tyre në drejtim të qeverisë.........

Me mbishkrime "Drejtësi për të gjithë", "Marshi i lirisë", "Nuk jemi terroristë", ka përfunduar sot e qetë protesta kundër vendimit për rastin “Monstra” në Shkup.
Protestuesit nuk shpalosën kërkesat e tyre pasiqë kordoni i policisë nuk lejoi lëvizjen e tyre në drejtim të qeverisë.
Organizatorët theksuan se policia pa të drejtë kishte ndaluar marshin e tyre, pasi që protesta ka qenë e paralajmëruar dhe e lejuar nga MPB-ja, që të mbahet para Qeverisë.
Organizatorët tregonin lejen e shkruar dhe kërkonin shpjegime për kordonin nga përgjegjësit e policisë, por nuk morën ndonjë përgjigje.
"Protesta është paraqitur në mënyrë të rregullt deri te stacioni policorë i cili është përgjegjës për këtë rajon. Ne e kemi lejen me protestu deri para Qeverisë pengesa është policia”, tha Ajdari nga Këshilli organizativ.
Në protestën e sotme morën pjesë edhe familjarët e 6 personave të dënuar për incidentet në protestën e parë kundër rastit “Monstra”. Ata ftuan politikën qe të heq dorë nga keqperdorimi me rastin në fjalë
“Në emër të Shkupit, i kisha lutur partitë politike, në emër të djemve të Shkupit të mos bëjnë politikë. Edhe ajo në pozitë, edhe ajo në opozitë” , - tha familjari Fatmir Abdullai.
Bedri Ajdari nga Këshilli Organizativ i protestave paralajmeroi edhe kërkesa të reja të cilat pritet t'i shpalosin së shpejti. (Naim Ramadani, TVM2)
