Maqedoni
Sllupçan përkujtohet Beqir Sadiku, "Komandant Sllupçani"
23.06.2018 14:01
Në varrezat e dëshmorëve të kombit në Sllupcan, u përkujtua vepra e lavdishme e luftëtarit të lirisë të të trija amblemave të Ushtrive Clirmtare...

Në varrezat e dëshmorëve të kombit në Sllupcan, u përkujtua vepra e lavdishme e luftëtarit të lirisë të të trija amblemave të Ushtrive Clirmtare, vepra e Beqir Sadikut “Komandant Sllupcani”. Për të nderuar Komandant Sllupcanin, kishin ardhur bashkëluftëarë, invalidë e familjar. Ndryshe Beqir Sadiku “Komandant Sllupcani”, ra heroikisht gjat konfliktit të vitit 2001 mes forcave të ARM dhe UÇK në Haracinë.
“Vet termi dëshmorë, dëshmon se ai do të jet dëshmitar nesër kur të japin llogari para zotit, kjo është krenaria e kësaj nane që modestia e saj e bën që ajo sot e kësaj dite krenohet me djalin e vet”, tha Azir Avdiu, hoxhë i fshatit Sllupca.
“Pacin nderin familjar dhe nderin e kombit, dhe gëzofshin lirinë që me gjakun e tij ky dëshmorë e ka shënuar për atdhenë e të tri emblemave të “UÇK”, vecanërisht këtu në Sllupcan, emrin e të cilit e bart edhe vet komandanti”Komandant Sllupcani”, kudo në këto hapsira u bë rezistenca e madhe për clirim dhe bashkim kombëtar", tha Fazli Veliu.
“Është shumë rënd të flasësh para një nëne të kombit e cila ka dhënë më të shtrenjtën, birin e tyre, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, lavdi komandantit tonë”, tha Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës
Pas tubimit, të pranishmit bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta mbi varrin e Beqir Sadikut “Komandant Sllupcani”.
FATLUM AQIFI
