Neziri: Zonat e lira ekonomike, ndikojnë në zhvillimin ekonomik

01.08.2014 17:32

Qeveria sot vendosi gurthemelin e zonës së lirë ekonomike në Radovish. Në këtë ceremoni e gurthemelit ishin të pranishëm kryeministri Nikola Gruevski dhe Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri.....

Qeveria sot vendosi gurthemelin e zonës së lirë ekonomike në Radovish. Në këtë ceremoni e gurthemelit ishin të pranishëm kryeministri Nikola Gruevski dhe Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri.

Kryeministri Gruevski u shpreh se zonat teknologjike industriale në vend janë një nga veprat më të mëdha të gjeneratës sonë, nëse merren parasysh të gjitha investimet e deritashme dhe vendet e reja të hapura të punës nëpër vend.

"Kjo qartë u dëshmua në shumë zona funksionale në Shkup dhe Shtip, ndërsa zona të tilla tani më filluan të ndërtohen edhe në Kërçovë, Tetovë, Gjevgjeli, Prilep, Strumicë” - potencoi kryeministri Gruevski.

Ministri Neziri tha se në vitin 2012  ka pasur 1.270 të punësuar në zona,  viti i kaluar ka përfunduar me 2.500 të punësuar, ndërsa sivjet vetëm nga kompanitë e pozicionuara në zona do të ketë mbi 3.500 punësime të reja.

“Ndërtimin e këtyre zonave unë e shoh edhe si mundësi e shkëlqyeshme për kompanitë e Maqedonisë, të cilat kanë ndërmend të marrin pjesë në ndërtim, të konkurojnë për zgjedhje dhe në këtë mënyrë, të kontribuojnë në zhvillimin ekonomikë”, tha ministri i ekonomisë Bekim Neziri. 

Zona përfshin një hapësirë prej 10 hektarësh, dhe është një investim në vlerë prej 11 milionë euro. (Afrim Tanallari, TVM2)