Maqedoni
Tetovë përfundon golgota me Bul. “Bllagoja Toska”
23.06.2018 15:49
Një shpresë e vogël për qytetarët e Tetovës, pasi sot ka filluar faza e parë për hapjen e rrugës Bllagoja Toska në Tetovë...

Rruga Bllagoja Toska vite me radhë ka qenë problem iI komunës së Tetovës,pasi nuk arrinte të gjejë një gjuhë të përbashkët me pronarët e tokave ku parashihej të kalojë rruga. Sipas udhëheqësit për rrugë dhe tokë ndërtimore Arsim Nuredini, kjo rrugë duhet të hapet deri në fund të vitit, dhe se pritet të zgjidhet problemi më pronarët e tokave ku kalon rruga.
"Ne si komunë një nga prioritetet kemi pasur hapjen e Bulevardit Bllagoja toska, ku edhe sot siç e shihni dhe vetë filluam me hapjen filluam me punët e hapjes së bulevardit. Në bazë të pagesave në bazë të kompensimit dhe zgjedhjen e çështjes së pronësisë deri më tani kemi arritur të zgjedhim shumë shtëpi dhe Brenda në boulevard, ku me ato shtëpi që do zgjedhim çështjen e pronësisë do fillojmë edhe me rrënimin e tyre", tha Arsim Nuredini, përgjegjës për rrugë dhe tokë ndërtimore.
Hapja e bulevardit do të lehtësojë tej mase edhe komunikacionin e ngarkuar në qytetin e Tetovës.
VISAR SADIKI
