Maqedoni
Promovohet “Libri i bardhë” i Gëzim Ostrenit, kronoligji mbi gjenocidin ndaj shqiptarëve
23.06.2018 16:35
ITKSH promovoi sot veprën me karakter hulumtues të autorit Gezim Ostreni “Libri i bardhë”

ITKSH promovoi sot veprën me karakter hulumtues të autorit Gezim Ostreni “Libri i bardhë”, nje kronologji historike mbi gjenocidet dhe spastrimet etnike, që dokumenton të vertetat mbi zezonën e shqitparëve në Maqedoni.
"Ky liber trajton periudhën gati 90 vjeqare të shekulit të 20, nga viti 1912 deri ne vitin 2000 , me masat qe u moren kunder te gjitha kushteve qe karakterizojnë kombin që e shpuri deri te tendosja e gjendjes së sigurisë së amrdhënjeve ndëretnike në Maqedoni që u acaruan edhe me shume pas kushtetutes se vitit 1991 me shpalljen e pavarsisë me të scilën shqiptarëve ju arrit shkalla më e lartë e diskriminimit ndajnë të gjitha dretjimet gjë që solli deri te lufta e shqiptarëve vitit 2001 dhe kërkesat për të drejtat e shqiptarëve", tha Nebi Dervishi, recensent i librit.
"Projekti I madh I shqiptareve ngerthen integrimin properendimor dhe integrimin euroatlantik te shiptareve sepse ky projekte shte kompatibil me kerkesat e rilindjes kombetare qe te thzhen kufijte dhe jetojme bashk me popujt e tjere ne Europen e bahkuar", tha Skender Asani, drejtor i ITKSH-së.
Autori Ostreni duke e vën theksin mbi rëndësinë e krijimit të mirbesimit ndëretnik si pjesë e marrëveshjes së Ohrit, thotë se dialogu ndëretnik nuk mund të përparojë pa ju kthyer studimit të së kaluarës, jo për të cenuar dinjitetin e palëve por për ta kthyer në nivelin në të cilin duhet të jetë .
"Zbardhja e gjenocidit dhe spastrimit etnik eshte çështje kryesore për ta njohur të vërtetën për shqitparët dhe krijimin e opinionit public mbi gjendjen e vërtet te ndoddhive në historinë e mardhenieve ndernacioanle . njohja e te kaluares historike dhe bindja për përgjejgjësinë që do të shpinte drejt pendimint dhe kerkesës se falje se shtetit maqedonas dhe denimi e zezones së përjetuar nga shqitparët nën gjenocidin dhe spastrimin entik serb dhe maqedonas do të ndihmonte për zhvillimin e drejtë të dialogut ndërkulturor dhe ndëretnik në Maqedoni", tha Gëzim Ostreni, autor i librit.
Libri i bardhë u promovua në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase, ndërsa sipas autorit i njëjti do të promovohet edhe në gjuhën angleze dhe do të j`u ofrohet përfaqësive diplomatike dhe bibliotekave ndërkombëtare.
ARLINDA BAFTIU
