Maqedoni
Marrëveshja për emrin, përplasje LSDM-VMRO
23.06.2018 17:57
VMRO-DPMNE vazhdon ta cilësojë marrëveshjen si tradhti të rradhës me ne krye Zoran Zaevin si kryeministër...

VMRO-DPMNE vazhdon ta cilësojë marrëveshjen si tradhti të rradhës me në krye Zoran Zaevin si kryeministër, sepse sipas tyre ky i fundit jo vetë që hoqi dorë nga identiteti maqedonas por edhe nga të gjitha pakicat maqedonase kudo në botë. Kjo sipas tij është konfirmuar nga ministri I jashtëm grek Kocijas.
“Ministri i jshtëm grek Nikos Koxijas duke folur për partinë maqedonase në Greqi “Ylberi”, tregoi qartë se me marrëveshjen e re të cilën e nënshkroi Zoran Zaev, është ndaluar debat për ekzistimin e pakicës maqedonase në greqi, dhe për këtë arsye do të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë. Zoran Zaev hoqi dorë nga pakica maqedonase në greqi, dhe gjithandej në botë. Zoran Zaev i cili kërkoi mbështetje për të ardhë në pushtet pikërisht nga diaspora, tani u tëhoq, dhe kjo do të regjistrohet edhe në Kushtetutë”, deklaroi Dimçe Arsovski, nga VMRO-DPMNE.
Nga LSDM thonë që e gjithe bota demokratike po mbështet marrëveshjen e arritur, me këtë marrëveshje konfirmohet identiteti maqedonas dhe fton qytetarët ti thonë “PO” referendumit, që në kundërshpërblim do të kenë jetë më të mirë, dhe integrim në strukturat euro –atlantike.
“Sukseset dhe lidershipi njihen nga e tërë bota demokratike. Qeveria gjermane dje rekomandoi hapjen e bisedimeve me Maqedoninë për tu bërë anëtare fuqiplote e BE-së. Holanda vetëm se ka votuar për ti filluar bisedimet. Pakti veri –atlantik ka vendosur Maqedoninë në rend dite në samiti, për ti bërë ftesë për anëtarsim. Kombet e Bashkuara, NATO, KE, Austria Gjermani Britania.. janë një pjesë e botës demokratike e cila përshëndeti lidershipin e Maqedonisë dhe zgjidhjen e kontestit me emrin. Në referendum në mënyrë të vendosur të themi PO për garanci të identitetit maqedonas, me vendoshmëri të themi PO për hyrje në NATO dhe BE. Të themi PO për ardhmërinë e Maqedonisë”, deklaroi Kostadin Kostadinov, nga LSDM.
Nga LSDM thonë që e gjithe bota demokratike po mbështet marrëveshjen e arritur, me këtë marrëveshje konfirmohet identiteti maqedonas dhe fton qytetarët ti thonë “PO” referendumit, që në kundërshpërblim do të kenë jetë më të mirë, dhe integrim në strukturat euro –atlantike.
