Maqedoni

Marrëveshja, përcaktues i ardhmërisë, Ahmeti: Shqiptarët “pro” referendumit

23.06.2018 18:37

Ndryshimet kushtetuese dhe referendumi janë dy komponentet më të rëndësishme që i japin kuptimin e plotë marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit...

Njëherit, referendumi vulos legjitimitetin  e marrëveshjes për faktin se populli përfundimisht do të mund të vendos për fatin e tij dhe rezultati eventual pozitiv,  me automatizëm  fuqizon marrëshjen. Në këtë drejtim, kreu i BDI - së Ali Ahmet thotë se duke ditur peshën dhe rëndësinë e referendumit, komuniteti shqiptar do ti thotë PO referendumit, që njëherit ngrit edhe prrespektivën evropjane të vendit.
 
"Une mendoj qe shqiptarët janë të përgjegjshëm,  e dijnë rëndësinë e kësaj cështjeje kaq të madhe  mbi të ardhmen  e shqiptarëve të Maqedonisë, Republikes se Maqedonise, dhe do ti përgjgijen pozitivisht referendumit dhe do të jenë pjesëmarrës, do të jenë vulosës të një procesi jashtzakonisht të rëndëshishëm për të ardhmen, prespektivën e Republikës së Maqedonisë por edhe njëherit, kontribues të mëdhenj mbi paqen stabilitetin, sigurinë dhe ardhëmerinë e këtij vendi", tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
 
Sipas planifikimit të marrëveshjes, referendumi duhet të mbahet në  muajin tetor, por akoma nuk eshte vendosur cili lloj i referendumit do të aplikohet, konsultativ apo i detyrueshëm, i cili me ligj, shpallet nga parlamenti. 
 
Pas referendumit, hapat e ardhshme që parashihen sipas marrëveshjes, janë që deri në fund të vitit 2018 në tërësi të miratohen amendamentet kushtetuese. Pasi që të ndodhë e gjithë kjo që parashihet në marrëveshje, vendi do të fillojë ta përdorë emrin, Republika e Maqedonisë së Veriut.
 
NERMIN MULAKI