Maqedoni
Personat me Invaliditet, trajtimi i tyre kërkesat bazë, ende sfidë për institucionet
23.06.2018 19:12
Personat me invaliditet ne diten e shenimit të dites se takimit në natyre, manifestim ky i cili po realizohet per te 5 here me rradhe...

Personat me invaliditet ne diten e shenimit të dites se takimit në natyre, manifestim ky i cili po realizohet per te 5 here me rradhe, kërkojnë respektim dhe mobilizim më të madh. Lëvizja e tyre nëpër rrugët e vendit si dhe qasja deri tek institucionet , akoma për këtë kategori njerëzish është tejet e vështirë dhe gati e pa arritshme.
Realizimi i kërkesave themelore për këta persona akoma paraqet sfidë për institucionet. Ata në vazhdimësi kërkojnë që institucionet kompetente tu ofrojnë kushte më të mira.
Edhe pse të vetëdijshm për tejkalimin e dallimeve në shoqëri, megjithatë thonë ligjërisht kanë të drejtë të trajtimit të barabartë me qytetarët e vendit, edhe financiarisht, edhe pse ne të shumtën e rasteve kekesat për mbulese financiare janë më të medha. Statistikat tregojnë se ne vend jane te regjistruar gjithsej 200 mije qytetare te cilet jane me invaliditet, apo 10% persona menevoja te vecanta.
