Maqedoni
Protesta kundër marrëveshjes për emrin
23.06.2018 21:01
Protesta para Kuvendit Republikan kundër ndryshimit të emrit, të mbështetura....

Protesta para Kuvendit Republikan kundër ndryshimit të emrit, të mbështetura nga grupi qytetarëve “të rinjtë për Maqedoninë”, dhe grupi i Komitëve, u shoqeruan nga nje numer i madh i qytetareve per dallim nga ditet e kaluara.
Protestuesit edhe gjatë mbrëmjes së sotme me parulla ne duar, kanë brohoritur kundër vendimit për ndryshimin e emrit te Maqedonisë ne Maqedonia e Veriut, si dhe kundër të gjitha proceseve të cilat pasojnë deri në finalizimin e marrëveshjes.
Protestuesit thonin se marrëveshja është e dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesat shtetërore të vendit. Marrëveshja duhet të të zhbëhet ndërsa referendumi i paralajmëruar të anullohet. Organizatoret e protestes thonë që nuk janë te ngjyrosur politikisht. Përmes fjalimit ata e porositën Qeverinë që të mos e ndryshojnë emrin, dhe të mos e shesin identitetin.
"Kushetuta na jep të drejtë ta shprehim pakënaqësinë tonë. Ne nuk duam ta ndryshojmë emrin, nuk do të lejojmë që dikush të na e ndryshojë emrin , dhe të na fshijë nga harta e Evropës. Nuk duam të na diskriminojnë. Nga ne dhe nga ju varet se kur do të anëtarësohemi në Europë. Po mundohen disa që këtë të na e imponojnë. Ne nuk duhet ta lejojmë", thanë protestuesit.
Para kuvendit gjatë gjithë ditës së sotme ka pasur prani të shtuar të forcave policore . Ministria e Punëve të Brendshme permes një komunikate me shkrim bëri apel deri tek protestuesit që ato ti mbajnë të qeta.
Nga MPB edhe një herë ripërsëritën se protetsat janë e drejtë demokratike e çdo qytetari për të shprehur pakënaqësinë por duke rrespektuar rendin public dhe qetësinë. Organizatorët kane kumtuar se nuk do të lejohet që në mesin e protestueve të marrin pjesë persona me fantomë në fytyrë, dhe nëse të njetit vërehen , atëherë menjëherë ato do ti dorëzohen policisë.
