Maqedoni
Referendumi, inicijativa në Kuvend më së voni deri në mes të muajit korrik
24.06.2018 14:42
Derisa Qeveria sjell vendimin qe refendumi në nivel shtetëror të mbahet në fund të muajit shtator.....

Derisa Qeveria sjell vendimin qe refendumi në nivel shtetëror të mbahet në fund të muajit shtator, atëherë ajoi duhet që inicijativën për mbajtjen e të njejtit tia dorëzojë Kuvendit permës ministries së Drejtësisë ta formulojë pyetjen e referendumit. Më pas përgatitjet teknike do të fillojnë pasi që Kuvendi do të konstatojë mbajtjen e referendumit.
Sipas rregullores kjo parashihet që të ndodhë diku kah mesi I muajit korrik. Inicijativa për mbajtje të referendumit nga njohës të mire të punës së Kuvendit, interpretohet edhe në atë mënyrë që të njjtën deri tek Kuvendi mund ta dorëzojnë edhe një grup I deputetëve, dhe nëse vendoset kështu atëherë kjo duhet të ndodhë menjëherë javën që vjen.
Edhe pse ka konradikta lidhur me ligjin për referendum i cili nuk është në pajtim me Kodin Zgjedhorë, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi thotë se Parlamenti mund të arrijë që ta ndryshojë rregullativën. Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi ditë më parë njoftoi se zgjedhja e anëtarëve të rinj të KSHZ-së, mund të bëhet që në javën e ardhëshme, nëse komisioni për zgjedhje dhe emërime mblidhet dhe diskuton me kohë.
Atëherë pika për zgjedhjen e 7 anëtarëve të rinj të KSHZ-së në seancë parlamentare mund të vihet edhe ditën e martë. Pika parashikon zgjedhjen e 4 anëtarëve nga rradhët e shumicës, 3 nga rradhët e opozitës përfshi këtu edhe kryetarin e Komisionit Shtëror të zgjedhjeve i cili do të jetë po ashtu nga opozita.
