Maqedoni

Finalizimi i marrëveshjes për emrin, Zaev: Besoj në referendum të sukseshëm

24.06.2018 15:00

Jam i gatshëm për lidership, që ti çoj përpara të gjitha proceset të cilat do të thonë siguri dhe përforcim i pozitave ndërkombëtare të Maqedonis...

Un ju shërbej qytetaëve dhe shtetit, un punoj në realizimin e një vizioni shumë të madh në të mirë të gjithë qytetarëve. Kështu shprehet kryeministri Zoran Zaev gjatë një interviste të realizuar për të përditshmen beogradase Politika. 
 
Zaev më tej shton se me marrëvedshjen e Prespës qytetarët maqedonas fituan identitetin e tyre maqedonas dhe gjuhën, ndërsa përcaktimi gjeorafik për emrin Maqedonia e Veriut, na i hap rrugët për perspektivën europiane, NATO dhe BE.
 
Nëse ka qëllime të mira atëherë zgjidhje ka për të gjitha çështjet, thotë kryeministri Zaev. Zaev është optimist se do të ketë referendum të sukseshëm për marrëveshjen historike, duke shtuar se asgjë nuk varet nga politikanët por nga vullneti i shumicës së qytetarëve.
 
"Un jamë optimist i papërmirsueshëm, siç e dini edhe vetë, dhe besoj se ai do të jetë i sukseshëm dhe kjo do të thotë edhe sukses i të gjithë qytetarëve. Si do qoftë, ne si qeveri  në mënyrë shumë të qartë do ta elaborojmë qëndrimin tonë para referendumit. A do të kenë guxim dhe argumente që të njejtën ta bëjnë edhe partitë e tjera politike do të shohim, por fjalën e fundit të qytetarëve do të duhet patjetër që ta rrespektojnë të gjithë.  Edhe presidenti i shtetit, edhe partitë edhe Ne si  qeveri”, ka sqaruar Zaev.
 
Për tu implementuar vullneti i qytetarëve, ne si shumicë parlamentare do të duhet patjetër të ngreme impiçment ndaj punës së presidentit Ivanov, dhe këtë gjë do ta bëjmë përmes rrugës ligjore dhe konform Kushtetutës, ka thënë Zaev. Për kërkesat e opozitës për zgjedhje të parsakohshme parlamentare, kryeministri Zaev thotë se të gjitha anketat deri tani faforizojnë shumicë. Ndërsa me përparimin e proceseve eurointegruese dhe me ftesën për NATO-n, besimi i qytetarëve do të përforcohet akoma më shumë. 
 
“Është mirë që secila qeveri ta përfundojë mandatin të cilin ia kanë besuar qytetarët, të tregojë rezultate dhe më pas të del në mejdan. Gjithashtu zgjedhjet e parakohshme nuk janë të mira as për ciklet ekonomike, sepse në këtë mënyrë  dështojnë projektet dhe planet biznesore. Kuptohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nuk varet vetëm nga unë,  por nga ambienti i përgjithshëm politik, nga veprimi i subjekteve politike dhe në pajtim me këtë ne do të veprojmë konform kërkesave dhe nevojave të qytetatëve dhe të shtetit”, ka shtuar kryeministri Zaev.
 
Qeveritë e Bullgarisë, Maqedonisë dhe Greqisë janë të gatshme të jenë motorri i gjithë rajonit qoft në planin ekonomik, zhvillimorë apo eurointegrues, ka potencuar Zaev në intervistën për gazetën Politika. Ai pret që Maqedonia do të merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në, si dhe ftesë për anëtarësim në NATO. Letrat nga Greqia se nuk do të kundërshojë proceset eurointegruese të Maqedonisë, Brukseli do ti merr të hënën.  
 
MERITA GASHI