Maqedoni
Hidhet ngjyrë ndaj shtabit të VMRO-së, MPB punon në zbardhjen e plotë të rastit
24.06.2018 15:28
Me ngjyra dhe gurë është sulmuar mbëmë shtabi qëndrorë i VMRO-DPMNE-së opozitare...

Sipas indikacioneve që disponon opozita, sulmi është bërë nga ana e strukturave të afërta me pushtetin, sipas parimit të revolucionit laraman. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev aktin e ka cilësuar si qyqar dhe sulm ndaj demokracisë. Edhe gjatë ditës së sotme partia opozitare maqedonase e VMRO-së kërkon që rasti sa më shpejt të zbardhet nga ana e organeve të rendit.
"Kjo është fytyra e vërtetë dhe diktatore e Zoran Zaevit. Në duart e tij janë edhe policia edhe gjykata dhe të gjitha mekanizmat për ta ndaluar gjithë këtë, për ti gjetur kryrësit e aktit. Ne jemi VMRO, dhe ata duhet ta dijnë se VMRO nuk do të hamendet as një milimetër në qëndrimet e veta në raport me Marrëveshjen për emrin. Përkundrazi ky akt na bën më të fuqishëm dhe më të guximshëm", tha Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë distancohet nga akti. Përmes një komunikate me shkrim nga LSDM thonë se nuk qëndrojnë pas këtij akti dhe ajo nuk është fajtore për ndasitë që ekzistojnë brenda për brenda VMRO-së.
“LSDM qartë dhe pa hamendje tregon se ishte pjesë e revolucionit laraman në momentet e duhura kur shteti duhej të shpëtojë nga krimi dhe ndasitë, dhe izolimi. Dhe këtë nuk e ka fshehur. Në rolin e partisë në pushtet, LSDM e çon shtetin përpara dhe punon ekskluzivisht në interes të qytetarëve”, thuhet në komunikatën me shkrim të partisë.
Nga MPB konfirmuan se rasti është paraqitur nga ana e partisë, dhe se akti është kryer nga tani për tani persona ende të panjohur për policinë. Nga MPB thonë se pjesëtarët e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se po merren masat për zbardhjen e tij.
Nga MPB gjthashtu kanë bërë të ditur se disa persona me maska në protestën e mbrëmshme para Kuvendit kanë hedhur gure ndaj korrdonit policor pas çka janë arrestuar nëntë persona, ndërsa protesta në pjesën më të madhe ka kaluar e qetë, thone nga MPB.
