Maqedoni
Kthesë historike, gratë arabe rikthyen të drejtën për vozitje
24.06.2018 15:59
Ditë e rëndësishme për gratë e Arabisë Saude.Pas debateve kontraverse në Gjirn arab, mbaron debati për ndalimin e ngasjes së veturave nga gratë....

Menjëherë pasi hyri në fuqi leja për të drejtuar automjetet, grate sot dolën në trafik. Kjo po ndodh për herë të parë në historinë e mbretërise, që kur u ndalua me ligj para disa dekadave. Ndjehemi sikur po bëjmë histroinë, thonë gratë që ngasin makinat, në ditën e madhe për ta.
"Ndjenja është e cuditshme por jam e lumtur. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Jam shumë krenare që mund ta bëj këtë.
vozitëse"...
"Shkoj në treg me familje. Tash mundem vet të bëj, të bëj pazar dhe ti dërgoj fëmijët e mi në shkollë", thanë disa gra.
Në shtator mbreti Salman tërhoqi ligjin për të ndaluar gratë të ngasin makinat, si pjesë e reformave në shtet. Punësimi i grave është një pjesë kyçe e planit ambicioz të Arabisë Saudite për të përmirësuar ekonominë e tij, i njohur si Vizioni 2030. Axhenda e reformave është duke u udhëhequr nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.
NERMIN MULAKI
