Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese dhe finalizimi i marrëveshjes
24.06.2018 17:39
Pas ratifikimit të Marrëveshjes në mes Greqisë dhe Maqedonisë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit në Kuvend...

Pas ratifikimit të Marrëveshjes në mes Greqisë dhe Maqedonisë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit në Kuvend, një nga çështjet që ka filluar të përflitet në opinion është se a thua vallë si do të jetë e mundur që shumica Parlamentare ti siguron 2/3 e votave apo 81 deputet, për ndryshimet e domosdoshme kushtetuese që kjo Marrëveshja të bëhet e gjallë.
Këtë çështje nuk e kanë të qartë as nga LSDM por as nga partit politike shqiptare, të cilat nuk kundërshtojnë ndryshimin e emrit pa marrë parasyshë a janë në pozitë apo në opozitë. Tani per tani partitë e shumicës parlamentare janë koncentruar në strategjinë e veprimit për referendumin i cili sipas të gjitha gjasave do të mbahet në fund të shtatorit. Sipas LSDM-së pritet të veprohet përmes një koaliciuonimi të përbashkët për fushatën para referendumit.
Edhe partneri shqiptarë në qeveri BDI, disa herë deri më tani ka sqaruar se vokabulari i cili do të shfrytëzohet gjatë fushatës nuk do t jetë nacionalist por do të jetë vetëm një thirje për bashkjetesë pa dallim të etnive. Ndërsa sa u përket ndryshimeve kushtetuese, sfida për shumicën parlamentare mbetet pas daljes dhe votimit për pyetjen e referendumit. Se ndryshimet kushtetuese janë të detyrueshme e pohon edhe zv/kyeministri Bujar Osmani gjatë intervistës së dhënë për TVM2.
Por problematike do të jetë pozicionimi i deputetëve të VMRO-DPMNE pa të cilët është e pa mundur të sigurohet këto numra.
Nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit dhe ASH të cilat numërojnë nga dy deputet, kanë pohuar se kjo marrëveshje është e qëlluar, dhe se do të përkrahin edhe ndryshimet Kushtetuese.
“Pasi përkrahëm marrëveshjen, sepse vlerësuam se është diqka pozitive për të gjithë qytetarët, dhe menduam se është pozitivve edhe për marrëdhëniet e të dyja vendeve dhe për sigurinë në rajonë. Sigurishtë se do ti përkrahim edhe ndryshimet kushtetuese të cilat janë në funksion të implementimin të tërrësishëm të kësaj Marrëveshje. Kuptohet se në këto ndryshime kushtetuese ka procedura ku ndërlidhet nevoja e sigurimit të 2/3 e votave, dhe për tu siguruar kjo, sigurishtë se shumicës Parlamentare i mbetet si obligim, të bisedon edhe me partië opozitare e sidomos asaj maqedonase e cila me numrat që i ka në Kuvend është faktorë për sigurimin e kësaj shumica", tha Fadil Zendeli.
Ndrësa nga ASH për TVM2 kanë pohuar se është gabim i Kryeministrit i cili ka marrë për obligim për të realizuar referendum për këtë çështje, dhe se do të ishte i mjaftueshëm vetëm vullneti i shumicës Parlamentare, e cila nënkupton edhe pëlqim nga shumica e qytetarëve.
“Kryeminitri ka marrë i obligim të organizonë për këtë marrëveshje edhe referendum, edhe pse ne si ASH mendojmë se do të ishte e mjaftueshme vetëm vendimi i kuvendit, sepse janë mbi 70 deputet që e mbështesin këtë marrëveshje, ndërsa numri që kundërshton atë është më pak, dhe me këtë nënkuptojmë se pëlqimi i deputetëve nëkupton edhe pëlqim i shumicës së qytetarëve. Poashtu për tu realizuar kjo, do të duhet të ndodhin edhe ndryshimet kushtetuese, ku do të duhet 2/3 e votave, dhe në këtë moment kur po flasim nuk kamë ide se si do të realizohet ajo”, tha Surija Rushiti.
Deputetët e VMRO-DPMNE jo zyrtarisht në një bisedë kanë pohuar se për këtë do të duhet ta mendon Kryeministri. Dhe në pyetjen se a do ti mbështesin ndryshimet kushtetuese nëse kalon referendum, të njëjtit pohuan se po, dhe se vendimi i qytetarëve është vendim final.
FITIM KRYEZIU
