DERVISHI

Dervishi: Historinë e shkruan i forti, harrohet kontributi i shqiptarëve

01.08.2014 17:54

Shqiptarët kanë dhënë kontribut të veçantë, dhe kanë qenë ata që kanë luftuar kundër fashistëve në luftën e dytë botërore, dhe jo të tjerët.....

Shqiptarët kanë dhënë kontribut të veçantë, dhe kanë qenë ata që kanë luftuar kundër fashistëve në luftën e dytë botërore, dhe jo të tjerët.

Kështu deklarojnë historianët shqiptar në Maqedoni, të cilët komentojnë mospërfilljen e kontributit të shqiptarëve në luftën antifashiste në prag të manifestimev të 70 vjetorit të formimit të KACKM-it.

Profesori i historisë, Nebi Dervishi thotë se Lufta e dytë botërore për shqiptarët nuk mund të quhet si luftë nacional çlirimtare por vetëm si antifashiste. Ai thotë se kontributi i shqiptarëve ishte i konsiderueshme pasi ato ishin edhe pjesëmarrës të drejtpërdrejtë. 

“Premtimet që iu dhanë shqiptarëve se pas luftës do ti gëzoni të drejtat e barabarta, nuk u mbajtën, kështu që jo vetëm që nuk u respektuan të drejtat nacional kombëtare siç u premtua për pjesmarrje në Luftën e dytë botërore, ose në luftën antifashiste,por menjëherë pas “çlirimit” të këtyre trevave filluan edhe presione të mëdha, filluan përndjekjet, vrasjet masakrat etj. KJo do të thotë se shqiptarët jo vetëm që dhanë kontribut që nuk mund të mohohet, por ishin prezent edhe në mbledhjen e dytë të KACKM-it që u mbajt 70 vjet më parë më 2 gusht të viti 1944. Kuptohet se shqiptarët sot nuk zihen në gojë se luftën e bënë shqiptarët nuk e bënë maqedonasit, por tani i forti e shkruan historinë” thotë Dervishi.

Edhe në akademinë e organizuar nga ASHAM me rastin e 70 vjetorit të formimit të KACKM-it, nuk merrte pjesë asnjë përfaqësues shqiptar. I pranishëm ishte i gjithë kreu shtetëror, ndërsa kryetari i ASHAM-it, Vllado Kambovski pasi foli për versionin e tij historik për  KACKMI-in, deklaroi se hapi i ardhshëm i Maqedoninë është anëtarësimi në NATO dhe BE.

"Ilindeni 1903, KACKM-i viktimat e panumërta, dhe pësimet e popullit dedikuar altarit të lirisë, aktit madhështor të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, na kanë përgatitur dhe na kanë obliguar në hapimn e katërt, ilindenin e katërt me qasjen e Maqedonisë në Bashkimin Evripian dhe në NATO” tha akademik Vllado Kambovski.

Kambovski u shpreh se është i vetëdijshëlm për sfidat të cilat e presin vendin drejt rrugës për inbtegrimet euro-atlantike siç është edhe zgjidhja e kontestit me emrin. Në akademininë e organizuar nga ASHAM ishin të prenaishëm presidneti i shtetit, kryetari i parlamentit dhe kryeministri. (Mefail Ismaili, TVM2)

Foto: mia.mk