SHVL-UÇK

Përkujtohet dëshmori i atdheut Burim Hyseni

01.08.2014 18:00

Sot në fshatin Sllatinë të komunës së Tearcës, me iniciativën e familjarëve, dhe shokët e idealit kanë përkujtuar dëshmorin e atdheut Burim Hyseni.....

Sot  në fshatin Sllatinë të komunës së Tearcës, me iniciativën e familjarëve,  dhe shokët e idealit kanë përkujtuar dëshmorin e atdheut Burim Hyseni.

Ai ra nën emblemën e UÇK-së më 1 gusht të vitit 2001 kur sapo i kishte mbushur 20 vjec. Në vendin e prehjes familjarët , miqtë, luftëtarët e lirisë dhe përfaqësuesit e SHVL-UÇK-së, bënë homazhe dhe përkujtuan rënien e lavdishme të dëshmorit.

Shokët e tij të luftës i përkujtuan familjes Hyseni se amanetin e dëshmorit nuk e tret as dheu. Nesër ndërkohë në Porroj të Tetovës do të përurohet memoriali kushtuar dëshmorëve që luftuan nën emblemën e brigadës 112, Mujdin Aliu të UÇK-së.