Integrimi i Maqedonsë, Kotxias nis letrat për BE-në dhe NATO-n

25.06.2018 10:36

Greqia dërgon sot letrën e saj Këshillit të BE-së për punë të përgjithshme.....

Greqia dërgon sot letrën e saj Këshillit të BE-së për punë të përgjithshme, i cili sot dhe nesër në Luksemburg do të shqyrtojë fillim të negociatave inkuadruese për Maqedoninë dhe Shqipërinë

Në letrën e saj, Greqia qartë duhet të potencojë se nuk do të kundërshtojë integrim evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë që është përmbushje e pjesës së saj të obligimeve nga Marrëveshja për  emrin.

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, dërgimin e letrave me përmbajtje të njejtë Greqia duhet t’i dërgojë në BE dhe në NATO e konfirmoi që të premten e javës që lamë pas. 

“Në zyrën time diplomatike prej pardje i kemi përgatitur letrat. Zgjodha t’i nënshkruaj vetë në Bruksel të dielën që të hënën në mëngjes të dorëzohen deri te Bashkimi Evropian dhe NATO. Ato janë letra të cilat duhet thonë se kam qenë i njoftuar nga pala tjetër për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend dhe se në bazë të obligimeve dhe parakushteve të cilat i kam vendosur, mund të vazhdojnë përpara”, tha Koxias të premten.

Sipas tij , që të ketë progres “nevojitet marrëveshje pozitive e Këshillit për punë të përgjithshme, ndërsa atje ekzistojnë vështirësi”, për shkak se, siç tha, ka vende që kundërshtojnë në këtë moment të jepet datë për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në.

Vendimi përfundimtar për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në duhet të sillet të enjten dhe të premten në takimin e shefave të shteteve dhe qeverive të anëtareve të Unionit.