Botë

Kampe refugjatësh në Afrikë; Propozimi italian shkakton debat në Samitin e BE

25.06.2018 14:28

Samiti urgjent i BE-së mbi emigracion pati pak rezultate konkrete...

U cilësua si takimi i lartë që do të shpëtonte Angela Merkelin, por Samiti, nxori edhe një herë në pah vështirësitë me të cilat përballen liderët europiane në këtë temë delikate. 16 udhëheqësit u mblodhën në Bruksel pa vulosur sidoqoftë ndonjë zgjidhje të qartë.
 
Merkeli druhet se propozimet e CSU-së mund të shkaktojnë një efekt domino duke rrezikuar vetë sistemin e Shengenit. Italia mendon ndryshe, ata sollën në samit  një propozim 10 pikësh të quajtur: Strategjia me disa nivele për emigracionin. Aty theksohet se italianet kërkojnë qendra pritjeje në Afrikën veriore ku të vlerësohen kërkesat për azil të refugjateve.
 
Të tjerë këmbëngulin qe këto qendra të jenë në Europë. Qindra mijëra persona kanë arritur në Evropë nga viti 2015, kryesisht pasi kanë ikur nga Siria dhe Iraku, duke nxitur tensione në mesin e anëtarëve të bllokut. Kjo situatë më pas ka ndikuar në fuqizimin e partive kundër migrantëve, të cilat kanë rritur frikën ndaj të huajve.