Ekonomi
Rritet interesi për pushim të subvencionuar, të ardhurat nuk duhet të tejkalojnë 22000 den
25.06.2018 14:47
Gjthsej 1300 puntorë të cilët kanë plotësuar kushtet, nga 1900 që janë paraqitur në shpalljen e Ministrisë së Ekonomisë....

Gjthsej 1300 puntorë të cilët kanë plotësuar kushtet, nga 1900 që janë paraqitur në shpalljen e Ministrisë së Ekonomisë, kanë marrë vaucer për pushim veror të subvencionuar. Vitin e kaluar për kët masë qeveritare ka pasur 1100 aplikime.Sipas Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, duke marrë parasaysh faktin se për këtë numër do të shpenzohen 20 milion denarë nga të paraparat 30 milion do të ketë edhe një shpallje në fund të maujit gusht.
"Kjo masë këtë vit ka rritje prej 68 përqind. Në interes të familjeve për ta shfrytëzuar në krahasim me vitin 2017 ku në Ministrinë e Ekonomisë kemi pranuar afër 1100 aplikime dhe këtë vit që nga publikimi i thirrjes publike që përfundoi me 31 maj unë dua të ju njoftoj ju se vetëm nëkëtë moment kanë ardhur 1300 nga puntorë me të ardhura të ulta që nuk tejkalojnë 22 mijë denarë në familjet e tyre", tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë
Sipas Bekteshit, krahasur me vitin 2017 në Maqedoni është rritur numri i turistëve të huaj dhe atyre vendor.
"Me këtë edhe njëherë tregojmë se ne Si Ministri e Ekonomisë por edhe si Qeveri jemi të fokusuar fuqishëm që të krijojmë masa programe me të cilat do rrisim turizmin në vendin tonë", tha Bekteshi.
Puntërët që kanë marrë vaucerët mund ti shfrytëzojnë të njejtit në 30 hotelet me të cilat është nënshkruar memorandum për bashkëpunim dhe varësisht nga cmimi i aranzhmaneve të qëndrojnë 2, 3 apo 7 ditë.
FLUTURA LATIFI
