“Shkupi 2014”, Janeva: Po analizojmë dokumentet që mezi i siguruam
Tendenca e "shtetit të kapur", jo-transparenca dhe kontrolli i pushtetit ekzekutiv..

Tendenca e "shtetit të kapur", jo-transparenca dhe kontrolli i pushtetit ekzekutiv u bë i dukshëm përmes një sërë masash të zbatuara në realizimin e projektit "Shkupi 2014".
Prokurorja speciale, Katica Janeva theksoi se hetimi për personat e përfshirë në projektin Shkupi 2014 nuk do të fillojë përderisa të përcaktohet se ku kanë përfunduar paratë e buxhetit.
“Problemin më të madh e kemi në Komunën Qendër, e cila, dokumentet për furnizime publik për objekte dhe monumente të ndryshme në projektin "Shkupi 2014", nuk i ka selektuar dhe kjo përbën problem të madh. Një numër i madh I tyre janë dorëzuar në Arkivat e Republikës së Maqedonisë pastaj prap janë kthyer në Komunën Qendrër, e tani nuk e dimë se ku gjenden. Në periudhën e fundit, kemi gjetur një numër të madh materialesh të ruajtura në Arkivat e Maqedonisë, të pashkruara. Tani i kemi marrë ato nën posedimin tonë dhe po i analizojmë” – tha prokurorja speciale, Katica Janeva.
“SHKUPI 2014”, ADEMI: VININ PËRMENDORET NATËN, DITËN RUDHNIN KRAHËT
Për ministrin e kulturës, Asaf Ademi, korrupsioni politik i së kaluarës, nxorri në pah faktin se si disa individë apo grupe të interesit, përmes kanaleve jo-formale ndikuan në procesin e vendimeve në trupat ligjvënës egzekutiv dhe gjyqësor me qëllim të arritjes së përfitimeve të caktuara.
“Juve sigurisht ju kujtohet që në vitin 2013 fshetas u vendos përmendorja e Car Dushanit, dhe të gjithë në shtet i rudhnin krahët bëhej sikur nuk e dinin nga ku erdhi, duke e mbuluar me vellon e turpit për shtetin që sillej tines dhe instanlonte përmendore në kundështim me vlerat multietnike të vendit” – u shpreh ministri i Kulturës, Asaf Ademi.
Folësit në koferencë e organizuar nga Trancaprency Interantional – Maqedoni u përqendruan në kompleksitetin e projektit Shkupi 2014 dhe mënyrën e realizimit të tij, tipologjinë e shtetit të kapur, si dhe mosveprimet në kryerjen e procedurës dhe shkeljeve ligjore për secilën nga ndërtesat e ndërtuara gjatë projektit. (Sedat Selimi, TVM2)
