Kompletimi i KSHZ-së, partitë ende nuk i tregojnë emrat e kandidatëve

25.06.2018 16:25

Po shkurtohen afatet brenda të cilave partitë duhet të njoftojnë kreun e Kuvendit....

Po shkurtohen afatet brenda të cilave partitë duhet të njoftojnë kreun e Kuvendit, me kandidaturat e tyre për anëtarë të përbërjes së përkohëshme të KSHZ-së, përbërje kjo që duhet të organizojë referendumin e vjeshtës për emrin.

7 anëtarët e rinj të këtij institucioni duhet të zgjidhen para përfundimit të muajit , me mandat 6-mujor, deri në ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor.

Sipas marrëveshjes, kreu I trupit më të lartë zgjedhor i takon opozitës e cila do të ketë edhe një anëtar të saj, opozita do të ketë postin e nënkryetarit si  dhe dy anëtarë,  një tjetër anëtar i takon BDI-së dhe një opozitës shqiptare.

Besa e Bilall Kasamit dhe Aleanca për Shqiptarët thonë  se do të dalin me kandidat të përbashkët për anëtar të KSHZ-së, por pa precizuar nëse tashmë është përzgjedhur anëtari që do ti përfaqësojë të dyja partitë. 

Tashmë është bërë publike lista me emrat e 41 kandidatëve për anëtarë të KSHZ-së. Pas referendumit, KSHZ do të  duhet të shdndërrohet  në institucion administrativ në të cilin emërimi I anëtarëve të rinj, do të bëhet 6 muaj para çdo cikli zgjedhor.