Maqedoni

Vazhdon gjykimi për rastin ‘Monstra”, Bekir me dëshmi konfuze para gjykatësit

25.06.2018 17:59

Peshkatari dëshmitar Ahmed Bekir i cili në seancën e kaluar gjyqësore u alivanos, në gjykatë dha dëshmi konfuze dhe kontradiktore për rastin “Monstra”...

Tha se në ditën e vrasjes së pesfishtë ai së bashku shokët e tij tek liqeni i Smillkovës i kanë ardhur tre apo katër të rinjë me vetur të bardhë për t’i kërkuar bukë për peshqit dhe se më pas kanë shkuar, ndërsa në mbrëmje kur janë kthyer, një person i armatosur, i panjohur, civil, i ka evidentuar dhe i ka  kërcenuar se do ti vrasë nëse nuk largohen. Në momentin e largimit të tyre, buzë liqenit i ka parë trupat e pajetë të të rinjëve, tha ai duke i sqaruar trupit gjykues edhe për shtënat me armë zjarri që i ka dëgjuar më  herët në afërsi të liqenit. 
 
 Bekir ishte konfuz në lidhje me një person i cili ai vetë e përmendi dhe që pretendon se është pjesëtarë i njëstit “Alfa”, i cili i ka ndihmuar ata për tu larguar nga vendngjarja. Tha se ky person ka qenë një njohur i tyre, dhe se pa uniforma dhe vetur civile në mesënatë i ka dërguar  të gjithë peshkatarët  rom deri në stacionin policor në Autokomand, dhe më vonë Bekir ndryshoi gjithçka. 
 
Dëshmitari tjetër Sasho Llazarevski i cili ka qendruar për peshkim tek liqeni, 2 orë para se të ndodhë vrasja tha në gjykatë se  rreth orës 14 të ditës, tek krahu tjetër i liqenit ka parë një “foristradë të madhe, ngjyrë hiri” prej të cilës kanë zbritur, dhe më vonë janë zhytur dy persona me varkë të bardhë tek liqenin dhe pas një kohë të shkurtër ata  janë larguar. Llazarevski nuk dinte të tregoi se në çfarë moshe kanë qenë dhe se çfarë tip të fuoritroadës kanë vozitur ata tek liqeni. 
 
Në gjykatë u dëgjua edhe videoinçizimin e dëshmisë së  Haki Azirit të dhënë më 7 maj të vitit 2012 para gjykatësit hetues ku ai pranon akuzën në vitin 2012 për këtë vepër penale. Por kjo gjë më herët u mohua nga Aziri me arsyetimin se ai këtë dëshmi e ka dhënë pasi që ai ka qenë i maltretuar fizikisht dhe psiqikisht nga policia.
 
Në seancat e ardhshme gjyqësore  më 7 dhe 11 korrik në gjykatë  pritet të dëshmoj dëshmitari i koduar  me emrin “E1”. Seanca e radhës do të jetë e mbyllur për mediat.
 
REXHEP QAMILI