Maqedoni

Zjarri në Veles, Carovska: U ishte ofruar strehim, nuk pranuan

25.06.2018 18:25

Pas kërkesës edhe të Megjashit për përgjegjësi edhe nga qendra për punë sociale në Veles...

Pas kërkesës edhe të Megjashit për përgjegjësi edhe nga qendra për punë sociale në Veles pas zjarrit që përfundoi me djegien e tre fëmijëve, një grup inspektorësh nga ministria për punë sociale po hetojnë nëse ka pasur mundësi të evitohej tragjedia e rëndë.
 
Ministrja Carocka thotë se përgjegjësia e punonjësve social përfundon në momentin kur shfrytëzohet e drejta sociale dhe këtë të drejtë familja e ka shfrytëzuar. Sipas Carovskës, shërbimet sociale i kanë ofruar familjes strehim me qira para se të ndodhte fatkeqsia, por  prindërit e kanë refuzuar. 5 ditë pas fatkeqsisë, ata sot pranuan strehimin me qira, pasi Baraka e tyre u shkrumbua nga zjarri.
 
Nga shërbimi për punë sociale në Veles, po përpiqen tu gjejnë zgjidhje të përhershme strehimi. Teona, Petari dhe Dragana, u dogjën të gjallë pasi prindërit I kshin mbyllur në barakën prej 10 metrash katrorë, pasi kishin shkuar të blinin gjësende në shitoren më të afërt. Ende vazhdon hetimi për të mësuar se sir a zjarri në një hapësirë ku nuk ka energji elektrike dhe nuk ka gjurmë ndezjeje zjarri nga Brenda, por edhe për të vërtetuar se si prindërit I lanë vetëm fëmijët e mitur.