JAPONI

Japoni, 1 milion e gjysëm spektatorë në festivalin “Sansa”

02.08.2014 14:13

Dje parade e tyre ka zgjatur për dy orë të tëra në qytetin Morioka. Pas parakalimit vallëtarët u përzien me spektatorët e shumtë duke i përfshirë edhe ata në festimet e gjata.......

Valltarë të shumtë mbushën rrugët e prefekturës Iuate në Japoni në festivalin tradicional Sansa. . 35 mijë performues morën pjesë në vallëzimet që tradicionalisht zgjasin 4 ditë.

Dje parade e tyre ka zgjatur për dy orë të tëra në qytetin Morioka. Pas parakalimit vallëtarët u përzien me spektatorët e shumtë duke i përfshirë edhe ata në festimet e gjata.

Një prej spektatoreve thotë se festivali ia ka ndryshuar tërësisht pamjen qytetit. Ajo ëhstë krenare për eventin tashmë tradicional që mbush qytetin me turistë duke shtuar edhe fitimet për bizneset locale.

Zyrtarisht autoritetet presin që numri I vizitorëve këtë vit të arrijë në 1 milion e gjysëm apo 5000 mijë më shumë se në festivalin e vitit të kaluar dhe duket se parashikimet e tyre po realizohen. (Ardita Imeri, TVM2)