Moti surprizon në fillim të verës, ulen ndjeshëm temperaturat, borë në Slloveni
26.06.2018 11:36
Nëse mendoni se këto ditë në Maqedoni është më ftohtë se zakonisht...

Nëse mendoni se këto ditë në Maqedoni është më ftohtë se zakonisht, mendoni edhe një herë. Në Slloveni mbrëmë ka rënë borë, pikërisht në kohën kur sllovenët bënin planet për pushimet e verës.
Bredarica është një majë malore në Alpet Juliane dhe ndodhet në 2.541 metra mbi nivelin e detit. Megjithëse kulmi më i lartë i Triglav është shumë afër, bora që ra në Kredarica këtë mëngjes nuk është aq e zakonshme në fund të qershorit.
Sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik, temperatura aktuale në Kredarica është 1 gradë celsius dhe bora vazhdon të bjerë herë pas here.
