Austri, treni del nga binarët, lëndohen 28 pasagjerë
26.06.2018 14:41
Një tren udhëtarësh rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm....

Një tren udhëtarësh rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm, ka dalë nga binarët e tij në afërsi të qytetit austriak, Sankt Pelten, duke lënë të lënduar 28 udhëtarë, dy prej të cilëve më rëndë.
Treni ka pasur dy vagonë udhëtimi, me gjithsej 80 udhëtarë. Në vendin e ngjarjes kanë dale një numër i madh makinash të ndihmës së shpejtë si dhe policia, me qëllim që t’u jepet ndihmë personave që kanë lëndime më të lehta.
Akoma nuk ka informacione për shkaqet e fatkeqësisë.
