Holandë, furgoni godet selinë e gazetës “De Telegraf”

26.06.2018 15:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, kur një furgon ka goditur...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, kur një furgon ka goditur hyrjes kryesore të ndërtesës ku ndodhet gazeta, “De Telegraaf”. Sipas policisë holandeze, bëhet fjalë për një “akt të qëllimshëm”.

Nuk do të na frikësojnë”, – ka shkruar “De Telegraaf”, duke konfirmuar që asnjë persona nuk është lënduar.

Që në të shkuarën, gazeta kishte marrë kërcënime të ndryshme. Forcat e rendit po kërkojnë drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se është larguar në bodin e një makine “Audi” të drejtuar një person tjetër.

“Ky akt i qëllimshëm kundër ‘de Telegraaf’-it, është një goditje ndaj lirisë së shtypit dhe demokracisë holandeze. Ka akoma zona të errëta, por ne do të qëndrojmë vigjilentë dhe policia po bën gjithçka për të ndaluar autorët”, – ka komentuar  kryeministri holandez Mark Rutte.