MAQEDONI

Kujdes nga rriqrat, kontrolloni trupin pas shëtitjeve në natyrë

02.08.2014 14:19

Ambientet e gjelbëruara siç janë parqet, livadhet dhe pyjet, gjatë sezonit të verës gjithmone kanë predispozita për prani të rriqërave, të cilat janë shum të dëmshme për njeriun.......

Ambientet e gjelbëruara  siç janë parqet, livadhet dhe pyjet,  gjatë sezonit të verës gjithmone kanë  predispozita  për prani të rriqërave,  të cilat janë shum të dëmshme për njeriun.

Aq më tepër kur lagështia është më  e theksuar për shkak të rreshjeve të shpeshta të shiut. Pickimi nga rriqërat nuk përcillet me dhimbje andaj nuk mund të hetohet nëse nuk shihet.

Infektologët vazhdimisht rekomandojnë që  pas cdo qëndrimi në ambient të hapur dhe  në hapësira me gjelbrim,  trupi duhet kontrolluar  me kujdesin  më të madh. Nëse pickohemi nga rriqërat nuk duhet ti largojmë vetë  por të kërkojmë ndihmë në Klinikën Infektive.

“Nëqoftëse ndodh kafshimi i rriqërave procedura është që të mos largohen vet duhet të udhëzohen në ambulantat kirurgjikale të nxirret në menyrë adekuate në kushte sterile”, thotë  Ilir Demiri Infektolog 

Rriqërat mund të bartin sëmundje të shumta infektive sic janë lyme encefalit,  si dhe ethet hemoragjike,  krime kongo,  tek të cilat nëse nuk kërkohet ndihmë mjeksore kanë përfundim fatal.

“Nëqoftëse rriqëra është infektuese atëherë shenjat e para janë temperaturë e lartë dhe skuqje e lëkurës. Pas dy javësh ftohet pacineti që të shihet se a është rriqëri infektues apo jo nëse është vëhet në terapi përkatës”shprehet Demiri .

Sipas infektologëve për të marrë masa parandaluese kundër pickimit të rriqërave duhet të jemi vigjilent sa më shumë gjatë muajve të ngrohta të vitit,  të  shmangim  kontaktin direkt me rriqrat. Shmangja nga rriqrat arrihet duke mos kaluar në zonat e pyllëzuara, dhe te mbuluara me shkurre dhe  bar të lartë duke zgjedhur rruge alternative , përdorimi i mbathjeve , çorapeve, pantallonave kur kalohet nëpër këto vende. (Flutra Latifi, TVM2)