Maqedoni

Zaev letër kolegëve europianë: Sinjali pozitiv, vendimtar për marrëveshjen

26.06.2018 18:10

Në prag të takimit të shefave të shteteve të BE-së të enjten dhe të premten, kryeministri, Zoran Zaev..

Në prag të takimit të shefave të shteteve të BE-së të enjten dhe të premten, kryeministri, Zoran Zaev, përmes një letre kërkon nga kolegët e tij evropianë dritë të gjelbër për vendin. Sipas Zaevit, nga sinjali pozitiv i Unionit varet referendumi i suksesshëm dhe ndryshimet kushtetuese. Sipas kryeministrit Zaev, data për nisjen e bisedimeve do të jetë vendimtare për realizimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe të ardhmen evropiane të vendit. 
 
“Që të sigurohet realizimi i Marrëveshjes dhe përfitimeve të mundshme të saj për të dyja vendet, për rajonin e Evropës Juglindore dhe Evropën në tërësi, rëndësi të madhe ka mbështetja politike e shteteve anëtare të BE-së, të vërtetojnë me masa konkrete vizionin strategjik për të ardhmen evropiane të vendit tim dhe tërë rajonit”,- thuhet në letër.
 
Edhe nga Austria ku gjendet në vizitë zyrtare, Zaev potencoi se ftesa për në NATO- do të thotë stabilitet për gjithë rajonin. 
 
“Presim Lajm pozitiv për Maqedoninë si dhe vendim me datë për fillimin e bisedimeve nga këshilli ministror, pas orientimit të fuqishëm reformues dhe politikat për fqinjësi të mirë për të cilat u angazhuam dhe morëm pëlqimin e personave të parë te BE-së. Presim që edhe Maqedonia të jetë vendi anëtarë I 30-të I NATO-s për çka na inkurajoi sekretari gjeneral, Stoltenberg.  Maqedonia është lajm i mirë për Ballkanin, dhe nga këtu po përcjelli edhe një porosi  të rëndësishme. Edhe Ne rast se BE nuk na jep datë për bisedime ne nuk do të dorëzohemi nga vlerat Evropiane, por pikërisht këto vlera janë arsyeja se përse e Franca dhe Unioni  duhet të sillen në mënyrë motivuese për vendin tim”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
 
Kancelari austriak, Sebastian Kurc, potencoi se Maqedonia meriton hapjen e negociatave dhe se Austria do të bëjë çmos që Këshilli i BE-së të sjell vendim pozitiv.