Maqedoni

Kotzias: Çelja e negociatave, në mes të vitit 2019

26.06.2018 18:26

Me një qëndrim dukshëm të ndryshuar pas nënshkrimit të marrëveshjes në Prespë...

Me një qëndrim dukshëm të ndryshuar pas nënshkrimit të marrëveshjes në Prespë, edhe sot ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, kërkon të ndizet drita e gjelbër e eurointegrimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Sipas tij, po diskutohet që çelja e negociatave të bëhet në mes të vitit 2019 dhe për rajonin do të ishte mirë që të dyja vendet të kalojnë njëkohësisht këtë proces.
 
“Janë dy grupe vendesh, një që është më i madhi, 25 vende, mbështet të hapë negociatat në samitin e 2019 dhe 3 vende, Danimarka Holanda dhe Franca, që thonë se duhet të shohin procesin, procesin evropian, stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit në Evropën Juglindore. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë BE-në. E di që disa vende frikësohen nga populizmi, po nuk mund të luftojmë populizmin me hapa pas. Disa vende kërkojnë integrim të thelluar dhe pastaj zgjerimin, dhe kanë të drejtë, po u tregova një histori që e di mirë se çfarë ndodhi në vitet ‘90. Eksperienca jonë është se mund të bëjmë në të njëjtën kohë të dy proceset dhe është më e mirë për Evropën”,- deklaroi Kotzias në Luksemburg.