Rritja e euroskeptikëve në Parlamentin Evropan, rrezik për Kosovën
Sipas Grupit për Studime Politike dhe Juridike, kjo çështje mund të influencojë të ardhmen evropiane të Kosovës dhe imazhin e Kosovës në 5 vitet e ardhshme.....

Klasës së re politike të Parlamentit Evropian, Kosova duhet t’i qaset me një kujdes të veçantë, pasi që përbërja e re është 50 për qind më ndryshe dhe nuk dihet qasja e tyre ndaj Kosovës.
Sipas Grupit për Studime Politike dhe Juridike, kjo çështje mund të influencojë të ardhmen evropiane të Kosovës dhe imazhin e Kosovës në 5 vitet e ardhshme.
Në një raporti të bërë nga Grupi për Studime Politike dhe Juridik, thuhet se bazuar në përbërjen e re të Parlamentit Evropian ka një rritje të madhe të euroskeptikëve dhe kjo do të influencojë debatin për Kosovën dhe mënyrës qasjes ndaj Kosovës, në procesin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe atij të Liberalizimit të Vizave.
Në PE tani ka parti të reja të cilat janë kundërshtare të përbetuara të Pavarësisë ë Kosovës, por gjithashtu edhe të zgjerimit të BE përballë Kosovës, e që sipas hartuesve të raportit, është indikator që tregon se Kosova duhet t’i qaset shumë seriozisht një relacioni të ri me Parlamentin evropian, pasi që sipas tyre ky i fundit ka qenë bartësi kryesor i mazhit pozitiv të Kosovës në BE.
Ata rekomandojnë që të ndërtohet komunikim i ri me këtë klasë të re politike, në politikën e jashtme të Kosovës duhet t’i jepet prioritet përmbushjes së reformave që rrjedhin prej kushteve të politikës së zgjerimit të BE ndaj Kosovës, duhet të ketë qasje të re ndaj dialogut Kosovë- Serbi, dhe se çdo deputet i ri duhet të ndërtojnë raporte me deputetët e Parlamentit Evropian .
Po ashtu sipas raportit Kosova nuk duhet të pres të ketë ndonjë ndryshim të politikës së BE-së sa i takon liberalizimit të vizave, e që ka të bëjë me emërimet e reja të Komisionarëve.
Sipas raportit është shumë e rëndësishme për Kosovën edhe se kush do të emërohet Përfaqësues i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe përzgjedhja e Komisionerit për Zgjerim dhe për Politikën Evropiane të Fqinjësisë. (Migena Gorenca, TVM2)
