Botë

Tajlandë, 12 futbollistë prej tre ditësh të bllokuar në shpellë

26.06.2018 18:55

Një grup prej 12 futbollistëve adoleshentë së bashku me trajnerin e tyre mësohet të kenë mbetur të bllokuar brenda një shpelle në Tajlandë që nga e shtuna....

Kërkimet vazhdojnë që prej 3 ditësh. Kryeministri tajlandez është optimist që ata janë ende gjallë. 12 djemtë, të moshës 11-16 vjeç, si edhe trajneri i tyre, hynë në shpellën në provincën Chiang Rai të shtunën. Ekipet e shpëtimit filluan t’i kërkonin mbrëmjen e së shtunës pasi u raportuan të zhdukur.

Kërkimi u ndal për pak kohë, por zhytësit e marinës arritën që sot të rifuteshin në shpellë për të vazhduar kërkimet. Ata thanë se kanë gjetur gjurmë të freskëta brenda shpellës, duke ngritur shpresat se grupi i futbollistëve është gjallë.

Shpella “Tham Luang Nang Non” është një atraksion turistik, që të dërgojë shumë kilometra nëntokë. Gjatë të shirave të qershorit në Tajlandë, niveli i ujit në shpellë mund të arrijë edhe deri në 5 metra.