Maqedoni

Britani e Madhe, ndryshon moti, rekord ditësh të nxehta

26.06.2018 19:39

Ndryshe nga Ballkani, Britania e Madhe përballet me ditë të pazakonta super të nxehta dhe Londra...

Ndryshe nga Ballkani, Britania e Madhe përballet me ditë të pazakonta super të nxehta dhe Londra, nga qyteti sinonim i ditëve me shi e mot të paqëndrueshëm, ka surprizuar banorët dhe vizitorët. Anglia po përjeton prej dje ditët më të nxehta në historinë e saj. Në disa pjesë të jugut të saj, termometri shënoi 33 gradë celsius, çka e bënte më ngrohtë se në Rio de Zhaneiro.
 
Në Lanshashire madje pati edhe zjarre, të cilat gjatë natës u arrit të viheshin nën kontroll. Çudia më e madhe u regjistrua në Edinburgh, ku trotuaret nisën të ngriheshin e të çaheshin. Për adhuruesit e plazhit kjo ishte padyshim një ditë që nuk duhej humbur.
 
Meteorologët thonë se temperaturat pritet të jenë mbi mesataren përgjatë gjithë ditëve në vazhdim, ku ato me të nxehtat duket se do të jenë e mërkura dhe e enjtja.