Maqedoni

Maqedonia e Shqipëria marrin datë të kushtëzuar për në BE

26.06.2018 19:24

Maqedonia dhe Shqipëria marrin datë të kushtëzuar për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian....

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian konfirmuan se dy vendet nisin bisedimet për anëtarësim në qershor të vitit 2019. Por sigurisht që më parë vendet duhet të përmbushin të gjitha kushtet e kërkuara. Në Luksemburg, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së vendosën që t’i japin datë të kushtëzuar Maqedonisë dhe Shqipëri duke i vendosur si kushte kryesore reformat urgjente në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kusht vecantë për Maqedoninë  është padyshim  zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë.

"Këshilli I BE-së vendosi që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perprektivë të qartë për BE-në dhe është lutur Komisioni Evropian që të përgatisë nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për vitin e ardhshëm, por kuptohet me nevojën që të përmbushen disa kushte. Nuk janë kërkesa të fuqishme por kuptohet ato duhet të përmbushen. Vendet e Ballkanit Shqipëria dhe Maqedonia duhet të shpërmblehen për atë që kanë bërë vitin e kaluar" – deklaroi Gernot Blumel, ministër për BE-në i Austrisë.

Nëse të gjitha kushtet e kërkuara plotësohen, atëherë nuk do të ketë më asnjë  pengese për hapjen e negociatave.