Botë

Hyn në fuqi urdhri që ndalon hyrjen në SHBA

26.06.2018 20:19

Gjykata e Lartë në SHBA ka vendosur në favor të administratës së Presidentit Trump, për urdhrin e ndalimit të emigrantëve nga vendet me shumicë myslimane....

Me një votim 5 me 4, trupa e Gjykatës së Lartë amerikane riktheu në fuqi vendimin që ishte rrëzuar nga gjykatat e shkallëve më të ulëta, të cilat e konsideronin anti-kushtetues.
 
Urdhri i Presidentit Donald Trump ndalon shumicën e njerëzve nga Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Menjëherë pas vendimit të shpallur nga Gjykata e Lartë, ka reaguar Presidenti Trump, i cili u shpreh i habitur që gjykata pranoi urdhrin e tij.
 
Ky urdhër ndalimi për qytetarët nga vendet me shumicë myslimane që u ndalon hyrjen në SHBA, është kritikuar gjerësisht nga refugjatët dhe grupet e të drejtave të njeriut. /tvklan